Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Makina përplas një person në Pogradec, dërgohet me urgjencë në spital
Aksident në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, mjeti përplas një person që lëvizte me biçikletë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pak momente më parë, ndërsa i dëmtuari nga biçikleta është transportuar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore. Mësohet se i dëmtuari ka qenë edhe nën efektin e alkoolit, çka mund të ketë sjellë edhe aksidentin. Policia në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.