Makina përplas një person me biçikletë, dërgohet me urgjencë në spital (FOTOT)

Makina përplas një person me biçikletë, dërgohet me urgjencë në spital (FOTOT)

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Qafë Plloçë-Pogradec. Bëhet me dije se një mjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, personi në biçikletë ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarit. Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.