Makina përfundon në greminë në Pukë, plagoset drejtuesi

Makina përfundon në greminë në Pukë, plagoset drejtuesi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të henë në segmentin Pukë-Qelëz, ku një automjet ka përfunduar në greminë. Mësohet se një makinë tip “AUDI” ka dalë nga rruga në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël dhe ka rënë 10 metra poshtë në një greminë. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, B.Sh, i cili është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Shkodrës për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa rrethanat e aksidentit po hetohen.