Makina e tij u përplas me kamionin e plehrave në Itali, ja kush është shqiptari që humbi jetën mes flakëve
Leonard Fjora, shqiptari 32-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor katër ditë më parë në Itali. Ai drejtonte një makinë të tipit “Volkswagen” në momentin që u përplas kokë më kokë me një kamion plehrash në autostradën e Porrettana në Bolonja. Mediat italiane shkruajnë se, pasi kaloi në korsinë e kundërt, makina u përplas me kamionin dhe më pas me kangjellat mbrojtëse, goditje kjo aq e fortë sa mjeti u nda në dy pjesë dhe u shndërrua menjëherë në një "top zjarri".Për fat të keq, flakët u përhapën me shpejtësi të rrufeshme, duke mos i dhënë asnjë shans shpëtimi të riut, i cili dyshohet se mund të kishte rënë të fikët si pasojë e goditjes fillestare. Sipas mediave të huaja, ndërhyrja e zjarrfikësve dhe ekipeve mjekësore...
Burimi:
syri.net