Makina e tij u përplas “kokë më kokë” me një kamion, humb jetën shqiptari në Itali

Makina e tij u përplas “kokë më kokë” me një kamion, humb jetën shqiptari në Itali

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Porrettana Nord në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar. Sipas raportimeve të mediave italiane, një automjet që drejtohej nga një 32-vjeçar shqiptar është përplasur “kokë më kokë” me një kamion mbeturinash dhe ka shpërthyer në flakë. Përplasja dyshohet se ka ndodhur teksa shqiptari po tentonte të parakalonte një tjetër automjet. Karabienierët dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mund të shpëtojnë 32-vjeçarin, i cili dyshohet se është djegur brenda në automjet. Ndërkohë shoferi i kamionit ka marrë vetëm lëndime të lehta.