Makina bie nga ura e Dajlanit  në Durrës, vdes pasagjerja 18-vjeçare. Shoferi i dehur ishte me shpejtësi

Makina bie nga ura e Dajlanit në Durrës, vdes pasagjerja 18-vjeçare. Shoferi i dehur ishte me shpejtësi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të së enjtes pranë mbikalimit tek ira e Dajlanit në Durrës. 26 vjeçari Arbër Xhaxhaj nga Fieri, me një makinë BMV X5, ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga ura, e si pasojë pasagjerja në makinë me të, Vikena Greku 18 vjeçe po ashtu nga Fieri ka humbur jetën në vend. Sipas policisë Arbër Xhaxhaj ka qenë i dehur dhe me shpejtësi mbi 100 km në orë. I riu duket se ka ngatërruar rrugën dhe  në vend të merrte korsinë e plazhit ka marrë atë të portit në urën e Dajlanit. Për pasojë ai i ka rënë trafik ndarëses duke çarë bordurën e duke fluturuar dhjetëra metra në ajër derisa u përplas me forcë në një...