Magazina me 4 mijë rrënjë kanabis, policia liron drejtorin e Burgut të Rrogozhinës
Bilal Hasa, drejtori i Burgut të Rrogozhinës është lënë i lirë nga Policia e Elbasanit pasi në dy magazinat në pronësi të tij u gjetën 4 mijë rrënjë kanabis. Nga hetimet paraprake të bluve të Elbasanit ka dyshime se Hasa nuk ka lidhje me drogën e kultivuar në Peqin dhe për këtë arsye kanë vendosur që ta hetojnë në gjendje të lirë. Pas operacionit të policisë, Bilal Hasa u vetëdorëzua dhe u mor në pyetje. Në dëshminë e tij para bluve rezulton se ka mohuar të ketë lidhje me kultivimin e drogës brenda në magazinë. Ai ka deklaruar se prej muajsh nuk kishte shkuar në atë ambient dhe se nuk kishte dijeni për aktivitetit që po kryhej në të. Gjithsesi pritet edhe qëndrimi i Prokurorisë së Elbasanit, nëse...
Burimi:
opinion.al