“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës
Policia e Durrësit ka nisur procedurat hetimore dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar nga Kavaja, i identifikuar me inicialet Sh. Sh., i cili akuzohet se ka tentuar të përfitojë përmes dhunës dhe kërcënimeve një pasuri të paluajtshme në zonën e Plazhit. Ngjarja ka marrë përmasa kriminale kur ky shtetas, në bashkëpunim me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë ushtruar presion fizik dhe psikologjik ndaj një 49-vjeçari, duke i kërkuar atij me ngulm dorëzimin e banesës që i përkiste babait të tij të ndjerë. Sipas pretendimeve të autorit, i ndjeri i kishte marrë atij një shumë prej 15 000 eurosh me qëllim blerjen e kësaj shtëpie, ndaj ai kërkonte ose kthimin e menjëhershëm të parave, ose kalimin e pronësisë së banesës në emrin...
Burimi:
javanews.al