Lushnjë/ Arrestohet 19-vjeçari që shfrytëzonte një braziliane për prostitucion, e strehonte në banesë
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Policinë e Fierit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë, finalizuan operacionin e koduar “Pitstop”, duke goditur një rast të shfrytëzimit të një shtetaseje të huaj për prostitucion. Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi Santjago Manko, 19 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë, i cili për rreth 2 muaj kishte shfrytëzuar për prostitucion shtetasen braziliane L. S., 25 vjeçe, të cilën e kishte strehuar në banesa të ndryshme. Sipas hetimeve, 25-vjeçarja ushtronte prostitucion në ambiente të tjera. Materialet për shtetasen braziliane u referuan në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Burimi:
syri.net