Lungomare në errësirë/ Ndërprerje e plotë e energjisë elektrike, bizneset në vështirësi

Lungomare në errësirë/ Ndërprerje e plotë e energjisë elektrike, bizneset në vështirësi

Mbrëmjen e sotme, një situatë e pazakontë është regjistruar në zonën më të frekuentuar të qytetit të Vlorës, ku e gjithë Lungomare ka mbetur pa energji elektrike. Ndërprerja e papritur e dritave ka zhytur zonën në errësirë totale, duke krijuar vështirësi për dhjetëra biznese, përfshirë lokale, bare dhe restorante, pikërisht në oraret e pikut kur lungomaria nis të gjallërohet nga qytetarët, kryesisht të rinjtë që frekuentojnë jetën e natës. Sipas korrespondentëve të SYRI në Vlorë, situata ka sjellë pakënaqësi si për pronarët e bizneseve, ashtu edhe për klientët, të cilët janë detyruar të largohen ose të qëndrojnë në kushte jo normale shërbimi. Deri në këto momente, nuk ka ende një reagim zyrtar mbi shkaqet e ndërprerjes së energjisë elektrike apo afatin e rikthimit të saj, ndërsa...