Lumi Erzen del nga shtrati, rrethohen banorët e Sukthit: Gruaja më ka mbetur brenda, askush nuk na ndihmon

Lumi Erzen del nga shtrati, rrethohen banorët e Sukthit: Gruaja më ka mbetur brenda, askush nuk na ndihmon

Situatë alarmante në zonën e Sukthit, ku dalja e lumit Erzen nga shtrati ka shkaktuar përmbytje masive, duke lënë dhjetëra banesa dhe familje nën pushtetin e ujit. Sipas gazetares së SYRI-t në terren, Albana Alia, situata raportohet si kaotike dhe jashtë kontrollit, veçanërisht në fshatin Erzen dhe në lagjet numër 1 dhe 2 të Sukthit. Uji ka vërshuar me shpejtësi duke depërtuar në brendësi të shtëpive dhe oborreve, ndërsa disa familje janë evakuuar. Megjithatë, shumë të tjerë raportohet se kanë mbetur të bllokuar në banesat e tyre, në pritje të ndihmës. Përveç banesave të përmbytura, edhe akset rrugore në zonë janë bllokuar, duke e vështirësuar edhe më tej situatën. Forca të bashkisë ndodhen në terren, por situata mbetet problematike. Dëshmitë e banorëve janë dramatike. Ata...