Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë
Një lokal është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune. Ngjarja është regjistruar në zonën e sektor Hamallaj, rreth orës 02:00 të mëngjesit. Nga një kamera sigurie, shihen momentet që lokali është përfshirë nga flakët. Pamjet tregojnë se gjithçka është shkrumbuar totalisht. Lokali është në pronësi të Xhevdet Çhullaj, i cili dyshon për zjarrvënie të qëllimshme. “Rreth orës 02:00 të mëngjesit u lajmërova se lokali është përfshirë në flakë. Kur shkuam aty nuk mundëm të bënim asgjë. Gjithçka kishte përfunduar. Nuk dua të dal në përfundime, por kam dyshime se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme. Kërkoj nga policia që të shkojë hetimeve deri në fund dhe të vihen para përgjegjësisë autorët. Kam konflikte dhe këtë e kam deklaruar edhe në polici. Kam...
Burimi:
javanews.al