Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit
Policia ka liruar nga qelia këtë të premte, më 20 mars, drejtorin e Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, pasi hetimet paraprake nuk kanë gjetur lidhje të tij me dy magazinat ku u sekuestruan rreth 4 mijë rrënjë kanabis. Hasa do të hetohet në gjendje të lirë. Ndërkohë, në kërkim është shpallur vëllai i tij, R.H, si dhe një përgjegjës i OSHEE-së, të dy të dyshuar për përfshirje në këtë rast. Hetimet e mëtejshme vazhdojnë për identifikimin e të gjitha personave të përfshirë dhe zbardhjen e rrjetit të kultivimit të lëndës narkotike. Kujtojmë se pas operacionit ditën e djeshme, Hasa u dorëzua vetë para forcave të rendit.
Burimi:
javanews.al