Lirohen 6 banorët e Baks Rrjollit, Qytetari: Hera e 10-të në polici! Tokën e mbrojmë me çdo çmim

Lirohen 6 banorët e Baks Rrjollit, Qytetari: Hera e 10-të në polici! Tokën e mbrojmë me çdo çmim

Gjashtë banorët e Baks Rrjollit në Velipojë të Shkodrës, të cilët u shoqëruan një ditë më parë pas përplasjeve më policinë, janë lënë të lirë ditën e sotme. Ndërkohë  banorët u shprehën të vendosur të vijojnë protestat Njëri prej protestuesve tha ishte hera e 10-të që shoqërohet dhe u shpreh i vendosur se tokën do e mbrojnë me çdo çmim. “Është hera e 10 që shoqërohem nga 5 orë. Ditën e shtunë kam qëndruar 30 orë i ndaluar. Prokuroria e Shkodrës e ka quajtur të paligjshëm ndalimin tim. Kjo është për shkak të një polici që ka qejf të merret me mua. Ne nuk do të ndalim protestat. Do të jemi deri në fund, deri sa të fitojmë. Nuk na ndalon asgjë që të mbrojmë pronën tonë....