‘Linda për së dyti…’ Makina përplaset me barrierën dhe bie nga lartësia në Morinë-Kukës, shpëton trajneri

‘Linda për së dyti…’ Makina përplaset me barrierën dhe bie nga lartësia në Morinë-Kukës, shpëton trajneri

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin Morinë–Kukës, pranë fshatit Përbreg. Makina me targa të Kosovës ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbajtës të autostradës, duke rënë poshte rreth 60 metra anës rrugës. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka persona të lënduar. Në makinë ka qenë vetëm drejtuesi i mjetit, Besart Çeçelia, 48 vjeç, ka shpëtuar pa pasoja serioze. Ai ishte duke udhëtuar drejt Shkodrës, pasi është trajner i një ekipi futbolli. Vetë Çeçelia ka treguar momentin e aksidentit, duke thënë se ishte i lodhur dhe pa gjumë, ndërsa po agjëronte. Jam nga Vushtria, Isha duke ardhur nga Kosova për të shkuar në punë në Shkodër në stërvitje. “Kam lindur për së dyti”, është shprehur ai pas ngjarjes, duke falënderuar Zotin...