“Liberterra III”, goditje globale trafikut njerëzor, shkatërrohen 2 grupe kriminale në Shqipëri, 27 të arrestuar

“Liberterra III”, goditje globale trafikut njerëzor, shkatërrohen 2 grupe kriminale në Shqipëri, 27 të arrestuar

Policia e Shtetit, përmes Interpol Tiranës, ka finalizuar me sukses pjesëmarrjen në megaoperacionin ndërkombëtar “Liberterra III”, një nga goditjet më të mëdha të koordinuara kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm. Operacioni u shtri në 119 shtete dhe u drejtua nga autoritetet britanike. Bilanci në Shqipëri, 27 në pranga dhe sekuestrime Në territorin shqiptar, operacioni angazhoi 476 specialistë nga Policia Kriminale, Kufiri dhe Migracioni, si dhe Interpoli. Rezultatet e këtij aksioni të gjerë ishin konkrete: Goditja e 2 grupeve kriminale aktive në trafikun e qenieve njerëzore; Arrestimi i 27 personave të dyshuar si organizatorë apo transportues; Sekuestrimi i 6 automjeteve dhe rreth 20,000 eurove cash, të përfituara nga aktiviteti kriminal; Identifikimi dhe trajtimi i 94 emigrantëve të parregullt dhe shpëtimi i 3 viktimave...