Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti
Lezhë- Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në fshatin Rrilë, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës. Paraprakisht bëhet me dije se elektricisti po punonte për riparimin e një defekti në një shtyllë elektrike. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi:
javanews.al