Lezhë/ Punonjësi humbi jetën në shtyllë, procedohen penalisht inxhinieri elektrik dhe 2 elektricistë
Në vijim të informacionit të bërë publik një ditë më parë lidhur me humbjen e jetës së shtetasit M. P., me detyrë elektricist i OSHEE, janë zbardhur detaje të reja mbi hetimet. Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, gjatë riparimit të një defekti në një shtyllë elektrike në fshatin Rrilë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Lezhës, ka nisur procedimi penal për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Procedimi ka nisur ndaj shtetasit M. L., 34 vjeç, me detyrë inxhinier elektrik pranë OSHEE-së, si dhe ndaj shtetasve K. Ll., 60 vjeç, A. Xh., 62 vjeç dhe...
Burimi:
syri.net