Lezhë/ Përmbytje në disa zona, nxënësit bllokohen, nuk shkojnë dot në shkollë

Lezhë/ Përmbytje në disa zona, nxënësit bllokohen, nuk shkojnë dot në shkollë

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit të Lezhës, duke krijuar vështirësi serioze për banorët. Situata më problematike paraqitet në rrugën “Shtraus”, e cila është mbuluar nga uji, duke u bërë e pakalueshme. Si pasojë e përmbytjes, dhjetëra nxënës nuk kanë mundur të kalojnë për të shkuar në shkollë, duke u bllokuar në anë të rrugës. Prindërit shprehen të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve, ndërsa theksojnë se kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje intensive. Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për pastrimin e kanaleve kulluese dhe përmirësimin e infrastrukturës, pasi përmbytjet po kthehen në një problem të përhershëm, veçanërisht gjatë sezonit të shirave. Deri në këto momente nuk raportohet për dëme në njerëz, por...