Lëvizte me fenelina policie në makinë për të shmangur kontrollet, arrestohet 32-vjeçari në Peqin, i gjendet armë zjarri

Lëvizte me fenelina policie në makinë për të shmangur kontrollet, arrestohet 32-vjeçari në Peqin, i gjendet armë zjarri

Policia e Elbasanit finalizoi operacionin e koduar “Kamuflimi”, duke kapur në flagrancë shtetasin E. E., 32 vjeç, nga Peqini, në fshatin Bradashesh. Ai drejtonte një automjet “Audi” të kamufluar me fenelina të ngjashme me ato të Policisë për të shmangur kontrollet. Gjatë kontrollit u sekuestruan arma e zjarrit, municioni, fenelinat dhe automjeti. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Njoftimi i policisë: Elbasan Finalizohet operacioni i koduar “Kamuflimi”. Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie që cenon rendin dhe sigurinë publike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan...