Lëvizte me armë në brez rrugëve të qytetit, arrestohet 21-vjeçari në Vlorë
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kanë goditur një tjetër rast në këtë fushë. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte me armë zjarri në qytet, është organizuar puna për kapjen e tij. Në lagjen “28 Nëntori”, shërbimet e Policisë lokalizuan shtetasin e dyshuar E. M. dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tij, i gjetën në brez, një armë zjarri (pistoletë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi E. M., 21 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i...
Burimi:
vizionplus.tv