Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ndjehet në disa qytete! Sa ishte magnituda
Lëkundje tërmeti janë ndjerë në disa qytete të vendit këtë të martë. Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4,4 i shkallës rihter, ndërsa epiqendra ka qenë 6 kilometra në veriperëndim të Lushnjes. Ka raportime se tërmeti është ndjerë jo vetëm në qytetin e Lushnjes, por edhe në Fier, Elbasan, e Tiranë e rrethina.
Burimi:
javanews.al