Lejuan shtëpinë e barit dhe kazinonë në mes të Lezhës, përjashtohen dy oficerë, e pëson edhe ish-drejtori

Lejuan shtëpinë e barit dhe kazinonë në mes të Lezhës, përjashtohen dy oficerë, e pëson edhe ish-drejtori

Kazinoja në mes të qytetit dhe shtëpia e barit në rrugën nacionale kanë rezultuar fatale për ish-drejtuesit e policisë së Lezhës. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka marrë masa të rënda disiplinore deri në përjashtime nga policia dhe ulje në gradë. Për shkak se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar lojërat e fatit dhe kultivimin e kanabisit, sipas Drejtorisë së Standardeve janë përjashtuar nga policia ish-zv/drejtori për Rendin në Policinë e Lezhës, Taulant Gjoka dhe ish-shefi i Komisariatit Oltion Gjoni sepse për të dy është kompetencë kontrolli i territorit për veprat penale si organizimi lojrave të fatit dhe kultivimi i drogës. Ndërsa, për ish-drejtorin e Policisë së Lezhës, Altin Mena, është vendosur ulje në gradë për 5 vite. Mena...