Lejonin baste sportive, masë sigurie për gjashtë efektivë policie

Lejonin baste sportive, masë sigurie për gjashtë efektivë policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj 6 punonjësve të Policisë së Shtetit dhe 1 shtetasi civil, në kuadër të operacionit të koduar “Last Bet”. Operacioni u zhvillua nga AMP, Rajoni Elbasan–Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Sipas vendimit të gjykatës, masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” është caktuar për nënkomisarin R.T., specialist për krimet në Stacionin e Policisë Manëz, inspektorin E.K., ndihmës specialist/kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, si dhe për shtetasin I.T., banues në Tiranë. Ndërkohë, për katër punonjës të tjerë të policisë është vendosur masa “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Këta janë komisari D.S., shef i Seksionit për...