Largoi me makinë të riun pas një konflikti, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër, akuzohet për përkrahjen e autorit në krim (EMRI)

Largoi me makinë të riun pas një konflikti, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër, akuzohet për përkrahjen e autorit në krim (EMRI)

Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Grudë e Re”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim: – Klavjert Fusha., 21 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka lëshuar urdhër ndalimi për të, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Nga hetimet dyshohet se më datë 16.01.2026, 21-vjeçari ka transportur me automjet, shtetasin E. K., i cili u konfliktua për...