Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Lapaj jashtë rrezikut për jetën”. Reagon “Trauma”: Edhe dy policë të lënduar pas përplasjes te Kryeministria
Pesë persona, mes tyre dy efektivë policie dhe kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, kanë mbetur të lënduar pas përplasjes mes protestuesve dhe forcave të rendit një natë më parë te Kryeministria. Spitali Universitar i Traumës njoftoi se mbrëmjen e djeshme janë paraqitur 5 persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri prej tyre ka lënë Spitalin ndërsa tjetri vijon i hospitalizuar nën kujdesin e mjekëve. “Z. Adriatik Lapaj pas ekzaminimeve të kryera ndodhet jashtë rrezikut për jetën por po vijon të jetë në spital në kujdesin e ekipit mjekësor. Gjithashtu, për ndihmë mjekësore në spital janë paraqitur edhe dy protestues të cilët gjithashtu ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë lënë ambientet e spitalit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore”, njoftoi...