La në fuqi paraburgimin për Ilir Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses

La në fuqi paraburgimin për Ilir Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses

GJKKO, Apeli i Posaçëm dhe Gjykata e Lartë kanë arsyetuar mjaftueshëm për faktet që kanë shërbyer si bazë për caktimin dhe lënien në fuqi të masës “arrest në burg” ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në kuadër të hetimeve për abuzime me fondet e Bashkimit Europian gjatë kohës që mbante detyrën e Koordinatorit Kombëtar për Instrumentin e Paraaderimit të Asistencës Financiare të Bashkimit Evropian. Në këtë konkluzion ka arritur Gjykata Kushtetuese, e cila më 28 janar rrëzoi kërkesën e Beqajt për shfuqizimin e masës “arrest në burg”, të cilën e vuan prej 4 korrikut 2024 në paraburgimin e Durrësit. Sipas Kushtetueses, “gjykatat e zakonshme nuk e kanë justifikuar vazhdimin e paraburgimit të kërkuesit vetëm mbi ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm se ai ka kryer veprat penale, por kanë...