Kyçi tre fëmijët në shtëpi për 3 ditë/ Nëna nga Durrësi akuzon vjehrrën për kurth: Punoj banakiere…

Kyçi tre fëmijët në shtëpi për 3 ditë/ Nëna nga Durrësi akuzon vjehrrën për kurth: Punoj banakiere…

Këtë të dielë, 11 janar, Policia procedoi penalisht një 33-vjeçare për veprën penale ‘keqtrajtimi i të miturve’, pas denoncimit të ish-vjehrrës së saj, e cila pretendonte se ish-nusja i kishte lënë fëmijët e saj vetëm, të mbyllur në shtëpi. Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i 33-vjeçares, e për A2 CNN, ku është shprehur se kurrë nuk do t’i braktiste apo keqtrajtonte fëmijët e saj. Ajo sqaroi se gjatë ditës është në punë dhe detyrohet që t’i lërë fëmijët vetëm. E reja pretendon se denoncimi në Polici është një kurth që i ka bërë ish-vjehrra, e cila sipas saj, ka mësuar edhe fëmijët që të flasin keq për të. Duke u ankuar për gjendjen e rëndë ekonomike, 33-vjeçarja është shprehur se ish-burri ka qenë në burg...