Ky është pronari i makinës që u hodh në erë me eksploziv sot në Tiranë, verifikohen kamerat
Syri.net zbulon foton e pronarit të makinës që u hodh në erë me eksploziv në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.Bëhet fjalë për Ostion Klosin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50 (10 mars) në rrugën “Vasil Ndocka”, kur makinës së parkuar i është vendosur një sasi tritoli. Mësohet se 36 vjeçari jeton mes Shqipërisë dhe Spanjës. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia do të verifikojë kamerat e sigurisë në zonë për të zbuluar itinerarin e lëvizjes së autorit i cili dyshohet se lëvizte me biçikletë.
Burimi:
syri.net