Kushëriri dëshmon për vrasjen e Çajup Selimit: Një nga plumbat përfundoi te koka e krevatit tim, e kishte parë në sy vrasësin Artan Tafani

Kushëriri dëshmon për vrasjen e Çajup Selimit: Një nga plumbat përfundoi te koka e krevatit tim, e kishte parë në sy vrasësin Artan Tafani

Leonard Selimi, i afërm i Çajup Selimit, i cili u vra më 1 qershor të 2021 dëshmoi në Gjykatën e Posaçme. Për këtë krim, i penduari i drejtësisë Artan Tafani ka rrëfyer se është paguar 25 mijë euro nga Laert Haxhiu. Tafani ka treguar se kur e vrau biznesmenin Selimi, viktima e kishte parë në sy teksa ai e qëllonte, pa e ditur se ku po e kapnin plumbat. Dëshmia e Leonard Selimit: “Kur ndodhi vrasja, unë isha në shtëpi. Poshtë katit tim, ishte data 1 qershor, rreth orës 21:00. Nuk dëgjova zhurmë dhe as nuk e pashë autorin. Hapa derën sepse më ra plumbi te dera. Nuk dëgjova krisma armësh. Gjeta plumbin brenda në shtëpi, te koka e krevatit. Ia dhashë të nesërmen policisë....