Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Kush është viktima e tritolit në Shkodër? Historia e gjakmarrjes me fisin Çekorja dhe dënimi i vëllait për vrasje
Një shpërthim i fuqishëm tronditi sot zonën e Perashit në Shkodër, ku si pasojë humbi jetën Hysni Ymeri. Vdekja e 67-vjeçarit është e rrethuar nga misteri dhe siç duket vetëm përfundimi i ekspertimit mjeko-ligjor, do të përcaktojë përfundimisht shkakun, nëse ishte lëndë plasëse apo rryma elektrike në panelet e energjisë së pallatit. Ngjarja misterioze ka bërë konfuzë specialistët e kriminalistikës. Sipas mjekëve, viktima ka djegie në krah dhe kokë të shkaktuara nga rryma elektrike, ndërsa sipas Antiterrorin janë konstatuar disa gjurmë eksplozivi. Ndërkohë, OSHEE ka njoftuar se është e pamundur që një linjë 400 kilovolt të shkaktojë atë shpërthim. Por nëse ky është një akt kriminal, hetuesit përqendrohen tek pista e hakmarrjes, për shkak të kaluarës së familjes Ymeri dhe ngjarjeve që kanë pasuar në fis gjatë 35 viteve....