Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet se, autori i dyshuar që u arrestua nga policia, është shtetasi Kristi Ceka 31 vjec, i cili kishte ardhur posaçërisht nga Borshi për të kanosur ish-bashkëjetuesen e tij, me të cilën ishte ndarë pas një lidhje rreth 1-vjeçare. Pasi ka dhunuar atë, është përballur me kunatin e saj, të cilit i ka vendosur armën tip pistoletë në kokë duke e kanosur. Ai gjithashtu ka qëlluar rreth 4-5 herë me armë në ajër dhe më pas është larguar drejt Borshit me automjetin e tij tip “Audi” Q7 me targa AB020RR. Pas ndjekjes policore është arritur të kapet në Borsh dhe pritet sjellja e tij në Komisariatin e Sarandës.