Kurbin, përfshihet nga flakët servisi, digjen goma dhe dy automjete (DETAJET)

Kurbin, përfshihet nga flakët servisi, digjen goma dhe dy automjete (DETAJET)

Rreth orës 01:30, në fshatin Shullaz, Kurbin, ka rënë zjarr në një objekt biznesi (servis), në pronësi të shtetasit 48 vjeç, banues në Kurbin.  Si pasojë e zjarrit janë djegur dy automjete dhe një sasi gomash, duke shkaktuar dëme materiale me vlerë të konsiderueshme.  Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën  për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit  dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.