Kundërvajtje, me celular dhe pa siguracion/ Ofroi 2000 lekë për t`i shpëtuar gjobës, arrestohet shoferi në Durrës
Shkon në 9 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar/ proceduar penalisht, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale apo administrative. Goditet një tjetër rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore. Procedohet penalisht 35-vjeçari që ofroi para, për të mos u ndëshkuar administrativisht. Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi, drejtuesit të një automjeti që e konstatuan në aksin rrugor “Plepa-Romanat”, duke lëvizur kundërvajtje me automjet dhe duke përdorur celularin. Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se ai nuk ishte i pajisur me siguracion për automjetin. Gjatë veprimeve të punonjësve të Policisë, drejtuesi i automjetit, për të shmangur...
Burimi:
syri.net