Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtorë pesë të pandehur të akuzuar për kultivim, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Vendimi u dha më 12 mars 2026, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të procedimit penal nr. 161 të vitit 2024. Sipas vendimit të gjykatës, procesi u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca vendosi shpalljen fajtor të të pandehurve për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” si dhe “Grup i strukturuar kriminal”. I pandehuri Arben Shpati u dënua fillimisht...