Kujdes nga ky mesazh që mund t’ju vijë në WhatsApp/ Është MASHTRIM!

Kujdes nga ky mesazh që mund t’ju vijë në WhatsApp/ Është MASHTRIM!

Shumë përdorues të WhatsApp kanë raportuar për një mesazh që u është dërguar në llogarinë e tyre dhe në të cilin u është kërkuar të klikojnë një link. "Përshëndetje! A mund të ndani pak kohë për të votuar Sarën? Ajo është vajza e shoqes sime dhe fituesi merr një vit mësime vallëzimi pa pagesë. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të.” Nëse edhe juve ju ka mbërritur në celular një mesazh i tillë, kini kujdes: bëhet fjalë për një skemë mashtrimi që po qarkullon në WhatsApp prej ditësh dhe që tashmë ka prekur edhe përdorues në Shqipëri.