Ktheu magazinën në shtëpi bari, dorëzohet drejtori i burgut të Rrogozhinës: Nuk di se çfarë ka ndodhur

Ktheu magazinën në shtëpi bari, dorëzohet drejtori i burgut të Rrogozhinës: Nuk di se çfarë ka ndodhur

Drejtori i burgut të Rrogozhinë Bilal Hasa është vetëdorëzuar në polici në kuadër të hetimeve se në një magazinë në pronësi të tij është gjetur një ‘shtëpi bari’ me 4 mijë rrënjë kanabis sativa. Sipas burimeve, ai nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke deklaruar se nuk kishte shkuar prej muajsh në ambientin në fjalë. Në kërkim është shpallur edhe përgjegjësi i OSHEE-së për Peqinin, Ervis Maci për akuzën 'shpërdorim detyre'. Policia informon se gjatë operacionit janë sekuestruar 4000 bimë kanabisi, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike. Njoftimi i Policisë së Elbasanit: Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e...