Ktheu magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me zbulimin e “shtëpisë së barit” në Peqin. Sipas njoftimit zyrtar, prona ku u gjet sasia e konsiderueshme e bimëve narkotike rezulton të jetë në pronësi të drejtorit të IEVP Rrogozhinë, Bilal Hasa, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet. Gjithashtu bëhet me dije se është shpallur në kërkim edhe Ervis Maci, përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit. NJOFTIMI: Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”, ushtruan kontroll në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj. Gjatë kontrollit, në bodrumin e një magazine, u...
Burimi:
vizionplus.tv