Kryenin vjedhje me thyerje në disa biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

Kryenin vjedhje me thyerje në disa biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

Një operacion i gjerë policor në veri të Italisë ka çuar në goditjen e një bande grabitësish shqiptarë, të akuzuar për vjedhje të rënda dhe përdorim armësh. Tre persona, të moshës 37, 38 dhe 40 vjeç, janë arrestuar nga karabinierët e Kompanisë Bassano del Grappa. Bastisjet u zhvilluan në zonat Corsico, Buccinasco dhe Trezzano sul Naviglio, në provincën e Milanos. Sipas hetimeve, të tre dyshohet se kanë kryer disa grabitje në zonën e Vicenzës në fund të qershorit 2025. Natën mes 25 dhe 26 qershorit, një depo me shumicë në Isola Vicentina u grabit pasi autorët thyen një derë të pasme dhe neutralizuan sistemin e alarmit. Nga biznesi u morën mallra të ndryshme, përfshirë shishe vere dhe shampanjë të shtrenjta, pajisje kompjuterike dhe mbi 15...