Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

Janë liruar nga qelia sot në 23 shkurt protestuesit në tubimin e Partisë Demokratike, të datës 20 shkurt. Nga 18 protestues të arrestuar, u vlerësua i ligjshëm arresti për 9 protestues dhe i paligjshëm për 9 të tjerë, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci. Nga 18 të ndaluarit, nuk u caktua masë sigurimi për një protestues dhe u caktua masë sigurimi “detyrim paraqitje” për 17 protuestues. Protestuesit akuzohen për vepra penale që lidhen me mosbindje ndaj urdhrit të policisë, si dhe përdorim të mjeteve piroteknike. Kujtojmë se protesta e 20 shkurtit, u mbajt fillimisht përpara Kryeministrisë dhe më pas kaloi përpara Kuvendit. Policia dhe protestuesit u përplasën vazhdimisht në tubim. Ndërsa protestuesit hidhnin fishekzjarre dhe mjete të tjera piroteknike, policia gjithashtu përdori gaz lotsjellës...