Kryebashkiaku Memolla do ta vuajë dënimin në burgun e qytetit të tij
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është vetëdorëzuar në Policinë e Kavajës pasditen e djeshme, 9 shkurt, pasi Apeli i Posaçëm e dënoi me 1 vit burg për “korrupsion aktiv” në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022. Me nga 1 vit heqje lirie janë dënuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës ekzekutuan vendimin e datës 09.02.2026, të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka dënuar me nga 1 vit burgim, shtetasit E. M., 39 vjeç, B. Xh., 48 vjeç dhe N. T., 54 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim”, është njoftimi zyrtar i Policisë për rastin. Mësohet se Memolla do...
Burimi:
javanews.al