Krimi në familje në Roskovec/ Familja merr trupin e gruas, të burrit e lë në morg: Ta varrosin si qen

Krimi në familje në Roskovec/ Familja merr trupin e gruas, të burrit e lë në morg: Ta varrosin si qen

Syri TV ishte sot në fshatin Kuman të Fierit, ku të martën u regjistrua tragjedia në familjen Rrapaj. 80-vjeçari, Shefit Rrapaj, vrau gruan e tij 75-vjeçare, Dashurie Rrapajn, dhe më pas vrau veten. Sipas burimeve policore, djali i çiftit Rrapaj, Arturi, ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor se në momentin e krimit ndodhej në Fier për një konsultë mjekësore, fakt i verifikuar edhe përmes kamerave të sigurisë.Ai ka treguar se i ati njihej si person konfliktual, ndërsa zënka e fundit mes tyre kishte ndodhur rreth 10 ditë më parë për një arsye banale. Arturi ka rrëfyer se, pasi është kthyer nga Fieri, i ka gjetur prindërit të pajetë në sallonin e banesës. Fillimisht ka njoftuar një kushëri të tij dhe më pas...