Krim pasioni në Itali, 30-vjeçari shqiptari qëllohet për vdekje nga bashkatdhetari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në zonën e Olmos, në periferi të Arezzo, ku një 30-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Viktima, Gj.P., banues në Frassineto, u ekzekutua rreth orës 23:40 pranë restorantit Chez Vous. Sipas hetimeve paraprake, ai është qëlluar me të paktën katër plumba ndërsa ndodhej në një kalim për këmbësorë mes një bari dhe restorantit. Një nga plumbat e goditi në qafë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Alarmin e dha pronari i lokalit, i cili pasi dëgjoi të shtënat doli jashtë dhe gjeti trupin e pajetë të të riut. Dyshohet se pronari i lokalit ka parë edhe autorin të largohej me një automjet tip Audi me ngjyrë të errët. Forcat e rendit nisën menjëherë kërkimet, duke bërë...
Burimi:
javanews.al