Krim në familje: Burri dhunon për vdekje bashkëshorten dhe më pas vret veten – EMRAT

Krim në familje: Burri dhunon për vdekje bashkëshorten dhe më pas vret veten – EMRAT

  Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e sotme Orikum, ku një krim i rëndë në familje ka përfunduar me dy viktima. Sipas informacioneve paraprake, një burrë ka ushtruar dhunë të rëndë ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar plagë fatale. Gruaja është transportuar me urgjencë në spital në gjendje kritike, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.       Pas ngjarjes, autori është rikthyer në banesë, ku është gjetur pa shenja jete në ambientet e garazhit, pasi dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri, pistoletë. Viktimat janë identifikuar si Llogora Xhebroi dhe bashkëshortja e tij Sose Xhebroi.   Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të...