Krijim kushtesh për vrasje dhe trafik droge/ Ekstradohet sot nga Dubai Durim Bami

Krijim kushtesh për vrasje dhe trafik droge/ Ekstradohet sot nga Dubai Durim Bami

Ditën e sotme, pritet të ekstradohet nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, shtetasi Durim Bami, 47 vjeç, banues në Nikël, Krujë. Në njoftimin e policisë thuhet se, “Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal””. Njoftimi: Policia e Shtetit/Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “The Ëanted”, për lokalizimin, kapjen dhe finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Pritet finalizimi i procedurave të ekstradimit gjatë ditës...