Kreu marrëdhënie me tre të mitur, lihet në burg 67-vjeçari në Gjirokastër
Një ngjarje e rëndë është zbardhur në Gjirokastër, ku një 67-vjeçar, i identifikuar si V.S., është arrestuar dhe i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprës penale të përfshirjes në marrëdhënie seksuale me të mitur. Hetimet e zhvilluara nga Prokuroria e Shkallës së Parë të Gjirokastrës kanë zbuluar se i dyshuari ka abuzuar seksualisht me tre viktima të mitur. Ngjarja ka dalë në dritë pas kallëzimit të një prej viktimave, çka ka çuar në një hetim të gjerë dhe zbardhjen e rrethanave të krimit. Njoftimi i Prokurorisë: Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, u caktua masa e sigurisë “Arrest në burg” për personin nën hetim V.S., si i dyshuar për kryerjen...
Burimi:
javanews.al