Kreu disa vjedhje me dhunë në Tiranë, kapet autorja 26 vjeçare

Kreu disa vjedhje me dhunë në Tiranë, kapet autorja 26 vjeçare

Pas denoncimeve të qytetarëve, për vjedhje të pronës dhe pasurisë së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2  identifikuan dhe arrestuan shtetasen me iniciale R. S., 26 vjeçe. Kjo e fundit ishte me precedent të mëparshëm penal për vjedhje dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtin krim. Gjatë hetimeve, dyshohet se kjo shtetase: -më datë 07.02.2026, ka vjedhur me dhunë në një subjekt; -më datë 20.02.2026, i ka vjedhur me dhunë, një shumë parash, një shtetasi; -më datë 03.01.2026, ka vjedhur në një subjekt. Vijon hetimi për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer kjo shtetase.