Krapi i Shkodrës ‘arrestohet’ në Korçë/ Policia sekuestron një sasi peshku

Krapi i Shkodrës ‘arrestohet’ në Korçë/ Policia sekuestron një sasi peshku

Policia gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një aksion të “përmasave” të mëdha. Është sekuestruar nja sasi peshku e llojit krap në një mjet që udhëtonte në aksin rrugor “Goricë-Korçë”. Njoftimi i plotë i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore” për shtetasit: -G. H., 38 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër; -O. L., 37 vjeç, banues në Pogradec. Këta shtetas u konstatuan nga shërbimet e Policisë Kufitare, në aksin rrugor “Goricë-Korçë”, pranë vendit të quajtur “Qafa e Zvezdës”, duke lëvizur me automjetet e tyre. Gjatë kontrollit të ushtruar në dy automjetet në pjesën e...