Korrupsioni në zgjedhje, Memolla bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Korrupsioni në zgjedhje, Memolla bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Pas dënimit me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë Edison Memolla i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë ku kërkon prishjen e vendimit.Për këtë kërkesë ende nuk është caktuar relatoti edhe as data e zhvillimit të seancës.Hetimet për kryebashkiakun e majtë nisën pas publikimit ekskluziv në Syri Tv, të një audio-përgjimi, ku dëgjohet Edison Memolla, në atë kohë kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, teksa ndikon tek një elektricist, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.Sipas të dhënave ky ndikim i Memollës kishte si qëllim sigurimin e votave në favor të tij për zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2022.Më pas u zbulua se me elektriçistin Xhamani, Memolla bisedoi edhe për punësime në Bashkinë e Rrogozhinës,...