Korridoret e fshehta të drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi

Korridoret e fshehta të drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi

Mediat malazeze kanë ngritur alarmin për përmasat e kontrabandës së drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Sipas artikullit të RTCG, një operacion i zhvilluar së fundmi nga autoritetet malazeze ku janë zbuluar rreth 100 kilogramëve marihuanë në zonën e Tuzit nuk është një rast i izoluar. Sipas artikullit, ky operacion policor ka rikthyer vëmendjen mbi ekzistencën e dhjetëra rrugëve dhe kalimeve të paligjshme kufitare, të cilat përdoren prej vitesh nga rrjetet kriminale për trafikun e lëndëve narkotike, ndërsa mbeten pothuajse të pakontrollueshme nga autoritetet. Media thekson se veçanërisht zona e Liqenit të Shkodrës konsiderohet një korridor i rëndësishëm kontrabande, i njohur mirë nga trafikantët, por shumë pak nga qytetarët e zakonshëm. Artikulli shton se Shqipëria është njohur prej kohësh si një nga prodhuesit më të mëdhenj të...